Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe një herë kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, me kërkesën që kanë bërë në Kushtetuese për referencën e pagave, që çon në rritjen e rrogave.
Ai tha mes të tjerash në Podkasin “Flasim”, episodi 5 i sezonit të gjashtë, se “gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell” dhe se “Shqipëria nuk mund të bëhet një kastë gjyqtarësh”.
Ai shpjegoi se rrogat e një kategoria magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rriteshin për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë.
“Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruar në rendin e ditës, ka pasur komente, çudira që e kanë shoqëruar debatin, përves dy shoqatave një gjyqtarësh e prokurorësh, gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e ciklonit popullor, në lidhje me një pakënaqësi popullore, për kërkesën e rritjes së pagave, kjo e lidhur me anketimin e brendshëm ku 90% janë kundër rritjes së pagave dhe një pjesë mendojnë t’u ulet paga, sepse janë të pamenduara dhe të padrejta. Ndërkohë që gjykatësit mendojnë tu rritet paga.
Zërat thonë se pagat e tyre po ulen, se pagat e të tjerëve po rriten. Ajo që kemi bërë për reformën në drejtësi ka qenë shprehja e vullnetit të fortë në lidhje me pagat e tyre, do paguhet ekstra me sakrificën tonë, se pasi të kalojnë vettingun do përballen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, sfidën, bazuar në vlerat e kushtetutës, jetës demokratike, në shërbim të qytetarëve dhe garant të shërbimit të ligjit.
Dhe këtë bëmë duke e kthyer piramidën e pagave, pasi në çdo vend të botës ka piramidë pagash që nis me presidentin dhe zbret. Kurse ne në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, që sa herë do rriten këto, do rriten edhe këto.
Dhe Shqipëria të bëhet vendi i vetëm në planet ku është vendi i gjykatësve apo kasta e tyre, kjo nuk do ndodh dhe nuk mund të ndodh as me mua dhe as me socialistët. Kjo jo si sfidë ndaj pushtetit gjyqësor, por si një thirrje e domosdoshmëri e brendshme e shtetit që kategoritë brenda tij, përfshi edhe gjykatësit të kenë sensin e të drejtës dhe të shtetit, duke mos kërkuar qiqra në hell e aq më tepër duke mos përdorur gurin e arrën për një ligj që e kanë bërë vetë.