Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj po “operojnë në Libanin jugor”. Sipas deklaratës së IDF-së, ushtarët izraelitë janë vendosur në pika të ndryshme pranë vijës kufitare, “si pjesë e një vendosjeje të përforcuar mbrojtëse përpara”.
Kjo lëvizje i parapriu një urdhri për evakuimin e shpejtë të banorëve të dhjetëra komuniteteve në Liban nga ushtria izraelite. Forcat e armatosura izraelite sqarojnë se kjo është një “masë taktike në kufi” dhe jo pjesë e një operacioni më të gjerë tokësor brenda Libanit.
“IDF po punon për të krijuar një nivel shtesë sigurie për banorët e Izraelit verior”, thuhet në deklaratë.
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se forcat nga Divizioni i 91-të po operojnë në zonën në jug të lumit Litani, si pjesë e një thellimi strategjik të mbrojtjes së përparuar, një përpjekje për të krijuar një shtresë shtesë sigurie për banorët e Izraelit verior.
Në të njëjtën kohë, ushtria njoftoi se po kryente sulme të gjera mbi infrastrukturën e lidhur me Hezbollahun e mbështetur nga Irani, me qëllim pengimin e kërcënimeve dhe parandalimin e përpjekjeve të infiltrimit në territorin izraelit.