Vota e gjyqtarit Gent Ibrahimi, për rrëzimin e kërkesës së qeverisë, në rastin Balluku, ishte ajo që bëri kthesën, dhe ndryshoi gjithçka duke i hequr nga duart “fitoren”, kryeministrit Edi Rama.
Ndarja e barabartë mes anëtarëve të Kushtetueses, 4 me 4, bëri që gjykata të mos arrinte dot të dilte me një vendim për kërkesën e shfuqizimit të pezullimit të numrit dy të qeverisë. Situata mbeti e pandryshuar: konflikti qeveri-gjyqësor nuk mori zgjidhje, ndërsa Balluku mbeti e pezulluar.
Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese, vendosi heqjen e masës së vendosur nga GJKKO për pezullimin e anëtares së qeverisë, deri në shprehjen e saj me një vendim përfundimtar. Në këtë rast, vendimi u mor me votat e 5 gjyqtarëve: Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Gent Ibrahimi. Në krahun tjetër, kundër ishin shprehur Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi. Një ndarje e tillë, dukej si parathënie e asaj që do të pasonte dhe në vendimin përfundimtar.
Por në të kundërt, vota e Gent Ibrahimit, solli një ndryshim jo thjesht numerik. Në momentin e vendimit, ai ndryshon qëndrim duke votuar kundër Qeverisë dhe kështu vota nga 5-3 që ishin shkojnë 4-4. Vendosja e baraspeshës, kur Gjykata është me 8 anëtar, i dha votës së tij një fuqi vendimtare për të gjithë çështjen. Pamundësia për të dalë me një vendim me shumicë, favorizoi në fakt GJKKO-në duke konfirmuar pezullimin nga funksionet të Belinda Balluku. Pse Genti Ibrahimi ndryshoi qëndrim?
● Gjyqtarë pro Ramës:
Sonila Bejtja
Marjana Semini
Fjona Papajorgji
Sandër Beci
● Gjyqtarë pro SPAK:
Gent Ibrahimi
Asim Vokshi
Marsida Xhaferllari
Ilir Toska