KUSH ËSHTË KLODIAN BRAHO, KREU I RI I SPAK QË ZË VENDIN E DUMANIT

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.

Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë.

Në këtë kohë ai është një ndër prokurorët që hetojnë ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika ndërsa më pas Braho i bashkohet prokurorisë së krimeve të rënda deri në vitin 2019 ku kalon në SPAK si pjesë e grupit të prokurorëve të parë që nisën punën.

I konfirmuar në detyrë nga vetingu, Braho në SPAK deri dje drejtonte seksionin kundër korrupsionit. Kreu i ri I SPAK hetuar disa dosje të profilit të lartë, mes tyre atë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, inceneratorëve, 5D, ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedine e gërdecit, dosje të abuzimeve me fondet publike e pastrimit të parave.

Njihet si prokurori i ftohtë i “Jakave të bardha”, e po ashtu është prokurori që hetoi e po vazhdon të hetojë dosjen “Tojota yaris” duke arrestuar ish-kolegun e tij, drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Kohët e fundit Braho është takuar nga zyrtarë të lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë ndaluar në SPAK duke shprehur mbështetjen për prokurorinë e posaçme.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *