Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Ende nuk ka detaje mbi arsyet e shkuarjes së Këlliçit në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se më parë ligjvënësi opozitar është marrë në pyetje nga SPAK për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me diplomën e gjimnazit.
Dosja e Belind Këlliçit po hetohet nga prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili po kryen verifikimet pasi janë sekuestruar të gjithë dokumentacionet në lidhje me kallëzimin që ka bërë avokati Idajet Beqiri.
Kujtojmë që SPAK ka marre në pyetje edhe Brikena Baxhaku e cila në kohën kur Këlliçi ka frekuentuar shkollen e mesme “Harry Fultz” ka pasur postin e nën/drejtoreshës.