Lajm i Fundit/ Rama largohet nga Shqipëria, kryeministri fluturon drejt…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ditë para mbledhjes së Bordit të Paqes që do të zhvillohet në Uashington, me ftesë të presidentit Donald Trump.

Rama bëri të ditur se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë e këtij organizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon. Ai e cilësoi përfshirjen si një moment krenarie për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ynë është ndër shtetet themeluese të Bordit dhe se nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për statusin e përhershëm.

Sipas Ramës, Bordi i Paqes nuk do të jetë “një forum tjetër deklaratash”, por një mekanizëm i përqendruar në vendimmarrje dhe përgjegjësi konkrete në nivel global.

Nga ana tjetër, Trump ka njoftuar se të enjten, më 19 shkurt, do të zhvillohet në Uashington takimi i parë zyrtar i Bordit që nga themelimi i tij në janar. Ai bëri të ditur se shtetet anëtare kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta, si dhe kanë angazhuar mijëra efektivë në një forcë ndërkombëtare stabilizimi dhe në mbështetje të policisë lokale për garantimin e sigurisë dhe paqes për banorët e Gazës.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *