LAJM I KEQ/ Çfarë pritet me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Nafta do të…

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër.

Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave. Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës.

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.

Në mesin e ditës së hene (2 mars 2026), çmimi i naftës Brent crude në bursë arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në orët e para të mëngjesit. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.

Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *