Lajm i mirë/ Autostrada Tiranë – Durrës, ja kur do të hapen korsitë e reja…

Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit parashkohet të hapen për qarkullimin e automjeteve brenda muajit janar.

Gjithçka u bë me dije nga përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni, i cili foli për fazën e tretë të punimeve, që përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me autostradën e zgjeruar, një zonë e karakterizuar nga zhvillim i lartë industrial dhe urban.

“Si kontrata pritet të hapen për qarkullim të lirshëm të automjeteve shumë shpejt, pavarësisht se njëra prej tyre e ka afatin deri në maj të këtij viti që sapo ka filluar dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti. Por, për qarkullimin do të jenë të hapura shumë më përpara. Kuptohet duke bërë pjesën tjetër të përfundimit të punimeve, që nuk lidhen me trafikun. Nuk dua t’ju rrit pritshmëritë njerëzve, pasi janë sensitivë te kjo, por ne pretendojmë që brenda muajit që jemi të ndodhë kjo gjë. Sigurisht që do të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur sepse duke qenë me një trashësi relativisht të vogël është e ndjeshme ndaj temperaturave dhe lagështirës nëse do të kemi”, – tha Noni.

Ndërkaq, hapja për qarkullim e segmentit nga kthesa e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, që në këtë zonë është tejet problematik.

“Në këtë drejtim presim shumë sepse është pjesa që është dalja kryesore e Tiranës në drejtim të veriut dhe veriperëndimit. Dalja e saj korrespondon me degëzimin e Rinasit, korrespondon me lidhjen e autostradës Thumanë – Kashar, një aks shumë i rëndësishëm i vënë në qarkullim kohët e fundit, vazhdimin për në Durrës dhe këtu bëhet një ndarje e trafikut, që del nga Tirana, që degëzohet të paktën në tre drejtime”, – tha Noni.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *