Lapaj me paralajmerim: Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që …

Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që ka qenë personazh i përdorur nga Edi Rama, ne nuk e njohim”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, duke iu referuar kandidaturës së Endri Shabanit, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit. Pa ia përmendur asnjëherë emrin, Lapaj tha se ai nuk plotëson kriteret ligjore, teksa e akuzon për tradhti.

“Nuk njohim njerëz pa karakter, që nuk plotësojnë kriteret e ligjit. Avokati i Popullit zgjidhet personalitet që gëzon respekt në shoqëri dhe asnjë person që bën tradhti nuk gëzon respekt në shoqëri. Disa emra është mirë të mos i përmendësh se nuk e meritojnë”, tha Lapaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është kthyer në proces qesharak, ndërkohë që partia në pushtet mbështet atë që dikur paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë.

“Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nxori lakuriq regjisorin Edi Rama, i cili si i pangopur që është pasi nuk e pranoi dot refuzimin tonë për t’u bërë pjesë e qeverisjes së tij bëri çdo gjë që të merrte edhe atë mandat që na i kishin dhënë 64 mijë qytetarë përmes njerëzve pa karakter me të cilët mesa duket po bën pis edhe Avokatin e Popullit.  E kam fjalën për atë që e kupton çdo qytetar, që procesi i AP është kthyer në proces qesharak ku një parti pretendon që ka dhënë emrat në mëngjes dhe në drekë më dy mendje, në darkë bëhet pishman dhe i tërheq. Dhe partia në pushtet është dashururar me një kandidat që deri dje  paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *