Deklarata shokuese e Rogertit, i cili i përmendi Mateos motrën në një kontekst tejet banal duke e pyetur “me sa veta ka bërë seks njëkohësisht”, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të vetë motrës së banorit, Kejsit.
Përmes postimeve në Instagram, ajo nuk e ka fshehur indinjatën për nivelin ku ka rënë debati, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Rogertit.
“Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babain që je dhe ca shembulli jep jashtë, kaq kisha unë,” – ka shkruar ajo, duke dënuar sjelljen e tij si prind dhe si figurë publike.
Ajo ka vijuar me tone të ashpra, duke mallkuar veprimin e tij por duke u përpjekur të ruajë etikën: “Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën se as hasmin s’do doja ta shihja aq keq. Po kursehem me fjalët…”. Kejsi ka etiketuar në këtë postim edhe produksionin dhe opinionistët, duke kërkuar vëmendje për këtë rast.
.
