“Merrni masa urgjente!”/ Deputeti Erion Braçe thirrje për reagim të menjëhershëm: Duan të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për rritjen e çmimit të naftës në vend për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke akuzuar operatorët e hidrokarbureve për abuzim me tregun.

Braçe shprehet se përfaqësues të tregut të karburanteve, që sipas tij “veprojnë si shoqatë”, kanë paralajmëruar rritje të çmimit me 20 lekë brenda 48 orëve dhe deri në 40 lekë për litër në vijim, duke e justifikuar këtë me lëvizjet në bursë.

Sipas deputetit socialist, ky argument nuk qëndron, pasi çmimi i naftës në pompë është aktualisht 173 lekë për litër dhe, siç thekson ai, ka mbetur i pandryshuar për një vit të tërë, pavarësisht luhatjeve në bursë, si edhe zhvlerësimit të dollarit dhe euros.

Brace rikujtoi gjithashtu se Bordi i Hidrokarbureve, i ngritur gjatë kohës së luftës në Ukrainë, nuk është shpallur asnjëherë antikushtetues dhe, sipas tij, nëse funksionon në mënyrë profesionale dhe me fokus interesin publik, mund të shërbejë si një nga mekanizmat për të frenuar abuzimet në tregun e karburanteve.

“Si, si, do rrisni çmimin e naftës?? Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim!

Arsyeja e tyre – bursa!! Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla! Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë; është i tillë prej një viti e nuk ka lëvizur një ditë të vetme! Ndryshoi bursa, u rrënua dollari e euro dhe çmimi i këtyre nuk ndryshoi, zero, asnjë qindarkë! Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?!

Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive! Ndryshe ne do paguajmë abuzimin si qytetarë e si qeveri, këta thjesht do pasurohen! E fundit gjë; Bordi i Hidrokarbureve që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë – nuk është shpallur antikushtetues ndonjëherë! Nëse do jetë profesional dhe me fokus interesin publik, mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit“, shkruan Braçe.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *