meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.

“Do kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në ultësirat perëndimore gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në orët e mesditës do të kemi kalime më të shpeshta të vranësirave, më të fokusuara në zonat malore. Për sa i përket kësaj jave, pritet të jetë prezent në zonat veriperëndimore ditën e mërkurë, duke bërë që të kemi edhe momente të pakta me pika shiu”, u shpreh meteorologu.

Ai theksoi se, zona e Malësisë së Madhe dhe zona e Shkodrës do të preken nga këto momente të pakta shiu, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

“Temperaturat e ajrit janë tipike të dhjetorit, pasi kemi minimume që regjistrohen në -2 gradë Celsius në qytete e zonë malore, ndërsa në ultësirat perëndimore luhaten nga 8-9 gradë Celsius. Nga ana tjetër kemi temperatura tipike vjeshte, pasi do kemi maksimum 21-22 gradë Celsius.

Mesjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të jenë 24 gradë Celsius në zonat jugperëndimore”, theksoi ai. Ndërkohë era nuk do të jetë problematike.

“Për sa i përket rajonit, edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Intervale të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit do të shihen si për Kosovën, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve. Reshjet për sa i përket rajonit do të jenë më të dukshme në zonat veriperëndimore të Ballkanit, duke përfshirë Malin e Zi, duke bërë që ditën e mërkurë të kemi prezente reshjet e shiut. Pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm”, tha meteorologu.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *