Milaim Zeka: Kam informacion se BAlluku do japë dorëheqjen nga posti i …

Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se ka informacion që Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i ministres dhe zv.kryeminsitres, por do të vijojë të jetë deputete, duke mos hequr dorë nga imuniteti.

“Kam informacion se do japë dorëheqjen nga posti i zv.kryeministres dhe ministres, por ama do vijojë të kryejë funksionin si deputete. Kjo do ndodhë sot ose nesër. SPAK ka kryer një veprim të gabuar dhe të nxituar me Ballukun. Provat janë për të njëjtën vepër penale. Akuzohet për shkelje të barazisë për tendera. Provat janë vetëm për këtë. Ky nxitim i SPAK, ka ngjallur spekulime se dikush po hakmerret ndaj Ballukut. Edi Rama duhet ta ketë patur parasysh që në nisje të mandatit të ri se zyrtarët nuk mund të jenë të tillë, në lidhje me grupe të struktururara. Paratë e qytetarëve janë përodrur për bizneset e tyre, jo për shtetin.”- tha ai.

Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka komentuar mbi dosjen e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ministrit Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një provë që tregon se kryeministri Edi Rama po mbron veten e tij, dhe jo Ballukun. Sipas Bardhit, dosja përmban të dhëna të reja që e dokumentojnë këtë pohim me prova konkrete.

Ai ka theksuar se gjithçka që po ndodh është një manovër për të mbrojtur interesat e Ramës dhe jo për të siguruar drejtësi për ministrat e tij. Bardhi nënvizon se të dhënat e reja në dosje, të cilat do të shqyrtohen në Kuvend, janë një dëshmi e qartë se Rama është duke përdorur mekanizmat shtetërorë për të ruajtur pozitat e tij dhe për të shmangur çdo hetim të mundshëm ndaj tij.

“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave”, shprehet Bardhi.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Gazment Bardhi shprehet se dosja e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda ballukut, provon sipas tij se Rama nuk po mbron Ballukun por veten e tij. Gjithashtu nënvizon se dosja me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova.

Related Posts

Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për “arrestimin”, reagon Berisha: Ka pasoja…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë. Berisha…

“Sapo më njoftuan!”/ LAJM I FUNDIT. Rama reagon i trishtuar: Jam i tronditur thellë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjë ku humbën jetën dhjetëra persona….

Merret vendimi për Erion Veliajn, çfarë vendosi Gjykata e Posaçme…

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku gjykata do të vendoste nëse çështja do të kalonte apo jo për gjykim….

Rama mori ftesë nga Trump, Spiropali tregon “rolin” që do ketë Shqipëria në…

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka sqaruar rëndësinë e ftesës së presidenti Amerikan ku Shqipëria është vend anëtar themelues i Bordit të Paqes. Ky bord do të…

A po bëhet Blero baba për herë të dytë?

Blero është martuar së fundmi me Eronitën, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Ceremonia është mbajtur pak ditë më parë, duke sjellë…

Bia zbulon të vërtetat e një lidhjeje të fshehtë brenda BBVK-së

Bia Khalifa ka pranuar hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së BBVK-së. Pas eliminimit të saj nga spektakli,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *