Mohoi romancën me të/ Të afërmit e Edit injorojne publikisht Dolcen!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga produksioni i BBVK se Dolce nuk është larguar për arsye familjare, por ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello si pjesë e një shkëmbimi.

Por, ndërsa Edi u qetësua me faktin që ajo është “në mision”, produksioni i kurseu atij pjesën më të hidhur të së vërtetës.

Edi nuk e di se çfarë ka deklaruar Dolce gjatë hyrjes në shtëpinë  në Itali.

Ajo e ka mohuar lidhjen apo pëlqimin me të, duke u shfaqur e distancuar – një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga personat që menaxhojnë llogarinë e Edit jashtë shtëpisë.

Reagimi i menaxhuesve të tij ka qenë i menjëhershëm dhe me thumba në Instagram, duke reflektuar zhgënjimin për sjelljen e Dolcës, të cilën Edi brenda ende nuk e di.

Në një pyetësor (Q&A) të zhvilluar sot në profilin cobrakuci, kur ndjekësit pyetën për një rikthim të mundshëm të Dolcës të premten, përgjigja ishte injoruese deri në ekstrem: “KUSH ËSHTË AJO?”.

Kjo përgjigje duket se vjen direkt si pasojë e mohimit që ajo bëri në Itali – për stafin e Edit, nëse ajo e mohon atë publikisht, ajo kthehet në një të panjohur.

Tensionet u dukën edhe në pyetjet e tjera. Kur fansat u kërkuan menaxhuesve të mos e shajnë Dolcën sepse “Edit nuk i vjen mirë”, përgjigja ishte: “Duhet me ditë me kuptu”.

Gjithashtu, akuzave se po ndërhyjnë në raportin e dyshes, ata iu përgjigjën shkurt: “Kush po ndërhyn?”, duke nënkuptuar se krisjen e ka shkaktuar vetë Dolce me fjalët e saj jashtë kufirit.

Mbetet për t’u parë reagimi i Edit kur të përballet me klipin ku “misionarja” mohon atë që kishin nisur.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *