Ndryshimet ligjore të Kodit Penal, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Euronews në pyetjen drejtuar ambasadës amerikane thekson se qëllimi i deklaruar është ndalimi i ushtrimit nga organet e drejtësisë (SPAK dhe GJKKO) të masës së pezullimit nga detyra të funksionarëve të lartë si anëtarët e Këshillit të Ministrave, Presidentit dhe zyrtarëve të tjerë.

Ambasada në përgjigjen e saj theksoi se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces. Sipas saj pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e mes dy vendeve.

“Faleminderit për pyetjen. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund t’i atribuohet një zyrtari të ambasadës:

Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, u përgjigj Ambasada Amerikane.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *