Sali Berisha ka organizuar një tryezë me parti politike opozitare, shoqërinë civile dhe personazhe të ndryshme të jetës publike, me qëllim shpëtimin e vendit.
Mes pjesëmarrësve spikasnin “pesha të rënda”, nga parti aleate me PD-në, si Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, aktori Neritan Liçaj, “i pavaruri” Florian Binaj, Fatmir Mediu etj. Nuk mungoi Pastori Akil Pano, i cili deklaroi se Rama po u rrëmben fëmijët shqiptarëve.
Ftesën e Berishës e refuzuan Arlind Qori i Levizjes Bashke, Agron Shehaj i Partise “Mundesia” por edhe Adriatik Lapaj i “Shqiperia Behet”./ TPZ