Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e marrë të premten vonë nga Gjykata Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë dhe la në fuqi pezullimin e ministres Belinda Balluku. Hitaj tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i kanë dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK-ut.
Ai theksoi se tashmë një prokuror i SPAK-ut nëse çon kërkesë GJKKO-së dhe ia miraton mund të pezullohen të gjithë ministrat dhe kryeministri.
“Pavarësisht se juristët thanë që nuk ka patur qëndrim. Për mua ka patur qëndrim duke mos mbajtur qëndrim. Pra anëtarët e Gjykatës Kushtetuese qartazi i kanë dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK-ut dhe për mua është 8 me 0 kundër Këshillit të Ministrave.
8 me zero pro GJKKO-së dhe SPAK-ut. Kjo është e qartë sepse ata nuk kanë dashur që të japin një vendim dhe nuk janë marrë me pjesën e ka të drejtë apo jo, por janë marrë me çështjen e imunitetit. Pra, praktikisht ata sot i kanë hequr imunitetin çfarëdolloj ministri që është dhe do përballet me drejtësinë.
Nga sot unë besoj që jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, sepse nga sot për çështje dhe më minore, për çështje të vogla, për çfarëdolloj çështje që gjykon një prokuror i SPAK-ut, ja çon kërkesë GJKKO-së, GJKK0-ja ja miraton dhe nga sot mund të pezullohen të gjithë ministrat, mund të pezullohet kryeministri, pra, të gjithë ministrat. Kryeministri. Pra sot nuk ka më nuk ka më limit nga një gjykatë”, u shpreh ai.
Hitaj më tej theksoi se ata tashmë janë mbivendosur ndaj pushtetit ekzekutiv edhe ndaj pushtetit legjislativ. Sipas tij ata nesër mund të rrëzojnë një qeveri.
“Nga ky moment metaforike në presionin që po nga ky moment dhe tani për katër vjet edhe ata duhet të japin llogari në qoftë se ka korrupsion Shqipëria sepse kemi thënë që ka korrupsion është problematikë. Politika e ndalon SPAK-un.
Po tani më fal, ke përgjegjësi shumë të madhe zotëri. Tani është një përgjegjësi tej kostumit tënd. Ky është problem i madh. Ky është problem i madh që nuk mund të tërhiqen tani më si struci dhe të thonë që kemi më pengesa.
Ata tashmë janë mbivendosur ndaj pushtetit ekzekutiv edhe ndaj pushtetit legjislativ. Po të doni ju sepse nuk ka njeri që t’i ndalojë tanë dhe aq më mirë nuk ka njerëz që t’i ndalojë. Nga ky moment. Po. Nga ky moment ata janë sky is the limit thonë anglezët. Pra për ata nuk ka më kufij. Kufiri vetëm është morali i tyre, ndërgjegja e tyre e tjerë e tjerë.
Por a mjafton morali dhe ndërgjegjia e një individi? Unë nuk besoj që mjafton. Tani janë tani janë. Ata futen në ata mund të rrëzojnë një qeveri nesër”, tha ai.