Nikoll Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, “parashikoi” se fati i Ervin Salianjit do të jetë si i shumë eksponentëve të PD ndër vite, që Berisha i ka nxjerrë si grupe armiqësore duke i zhdukur nga partia.

Lesi tha se PD nuk mund të vijë në pushtet dhe do ta ketë fundin, kur edhe Berisha të ketë fundin e tij biologjik.

Nikoll Lesi: Kështu ka bërë doktori që në 1992. Nxirrte grupet armiqësore. Madje edhe Azem Hajdarin e përjashtuan nga PD njëherë. Kështu ka punuar pastaj me grupe të tjera armiqësore. Pra Salianji do të përfundojë si fati i gjithë grupeve armiqësore. Këtë metodë ka, nuk pranon doktori. Ai kur tha është vetëpërjashtuar, nuk ka vetëpërjashtim…

Ergys Mërtiri: Por sot Berisha nuk është ai që ka qenë, pjesa më e madhe e elektoratit të tij janë të dëshpëruar. Berisha tani duhet të përballet me një të vërtetë, që një pjesë e madhe e votuesit të PD do ndryshim.

Nikoll Lesi: Doktori ikën bashkë me PD-në në botën tejtër, se doktori vdes 105 vjet, por doktori e merr PD-në me vete andej, nuk e lëshon PD-në doktori.

Ergys Mërtiri: Po, por kjo do të krijojë krisje të madhe aty, do ta katandisë partinë në kioskë.

Nikoll Lesi: Fakti që kandidon në prill dhe fiton, shkon deri 86 vjeç, e me rradhë. Për mua kështu ndodh, PD vdes me doktorin.

Andi Tela: Derisa doktori thotë jam misionar, dhe do kandidoj prapë, atje do të jetë në krye të PD-së. Salianji nëse do të bëjë luftë dhe është në gjendje të krijojë një grup njerëzish, le ta bëjë, çështje force është kjo.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *