Juristi Kreshnik Spahiu është i mendimit se çdo kush që është shqiptar, me prindër shqiptar kudo që ka lindur duhet të pajiset nga shteti ynë me pasaportë shqiptare.
Gjithashtu Spahiu duke u shprehur për Marsela Karapançon në Report Tv, theksoi se të gjithë shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë duhet të kenë pasaportën shqiptare.

‘Ne garuam për herë të parë në Europianin kur kishim futbollist nga Kosova, Maqedonia, Presheva nëse duhet të hedhim hap për një Shqipëri të re, urgjentisht duhet të ecim me një parim të ri një Komb një pasaportë. Çdokush që ka prindërit shqiptar i takon të marri pasaportën shqiptare qoftë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Këtë e bëjnë gjermanët, grekët, britanikët.
Ligji për shtetësinë duhet të ndryshojë dhe ti japi prioritet atyre që rrjedhin nga gjak shqiptar. Kudo që jeton ta marrësh pasaportën. Kjo është nacionaliteti. Vetëm ne e ndajmë kombësinë nga shtetësia. Dikur BE na thonte mos i jepni pasaportë kosovarëve, tani nuk ka vështirë, pasi atëhëre me pasaportën e shqiptarëve do udhëtonin në BE, tani kanë liberalizimin. Le ti kenë dy pasaportat. Të gjithë serbët e Kosovës kanë pasaportë serbe. Pse të mos i japim shqiptarëve të Maqedonisë pasaportë.’
Më tej Spahiu është i mendimit se Shqipëria duhet të hapet ndaj talenteve në çdo fushë dhe të marri afrikanë apo aziatikë që të pjesë e fushave të ndryshme në vend.