‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

Emisioni “Fol me psikologen” është fokusuar këtë herë tek seksi. E ftuar në studio gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila ka një blog të sajin Tabu.al në një bisedë me psikologen Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të komunikimeve me ndjekësit.

Më shumë se 70% e personave që më shkruajnë thotë ajo, janë burrat dhe djemtë të cilët më pyesin se si mund ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta. Psikologia Lula: Cila është pyetja që të bëjnë më shpesh ndjekësit ?

Lekatari: Më pyesin se si t’ia bëjnë që ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta ose si ta bëjnë që të zgjasë edhe kur ka filluar raporti seksual apo penetrimi. Mendoj që kjo vjen nga mungesa e edukimit seksual, mungesa e besimit në vete..

Psikologia Lula: Ata që të paraqesin të tillë shqetësim a kanë shkuar ndonjëherë tek andrologu?

Lekatari: Një pjesë e tyre thonë po

Psikologia Lula: Nga historitë që ndjekësit kanë ndarë me ty, cila të ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?

Lekatari: Disa nga ato që më thonë më duken naive, por pyetja që zë vendin e parë ishte një djalë i cili kishte gruan shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë ajo kishte patur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Ai pyeste se kujt do t’i ngjante fëmija. Kjo ka qenë pyetja më absurde që unë kam lexuar.

Psikologia Lula: Cila ishte mosha e tij?

Lekatari: Ishte mbi 30 vjeç dhe kur unë e pyeta se a kishte informacion se si ndodh ngjizja dhe fekondimi, si bëhen fëmijët më tha se nuk ngelte ai shtatzënë, nuk bënte fëmijë që të dinte si…

Gjatë emisionit u fol për fenomene si “Shokë me përfitime”, seksi treshe, tradhëtia bashkëshortore dhe seksi në telefon. Blogerja sqaroi se shokët me përfitime janë raporte mes djemve dhe vajzave, raporte seksuale të cilat shkojnë përtej marrëdhënies sentimentale dhe emocionale, shok që konsumojnë shoqërinë dhe në aspektin fizik.

Fenomen ky që sipas Lekatarit është prezent edhe në shoqërinë shqiptare ashtu sikurse edhe marrëdhënia seksuale e konsumuar mes tre personave, por të tilla marrëdhënie ekzistojnë tek një pjesë e vogël e shoqërisë.

Për sa i përket deklaratës së saj se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks Lekatari ka sqaruar se kjo vjen për shkak të mungesës së edukimit seksual, ndrydhjes, mungesës së vetëbesimit, eksperiencës, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat kanë shumë vështirësi në njohjen e vetes së tyre, nëse nuk ke bërë hapin e parë masturbimin dhe njohjen e vetes është shumë e vështirë të bësh hapat e tjerë .

Në studion e “Fol me psikologen” ajo ka ndarë edhe historinë e një gruaje e cila kërkonte ndihmë pasi pas shumë vitesh martesë nuk arrinte dot orgazmën, madje për këtë kishte shkuar edhe tek një hoxhë.

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *