Paralajmërimi i Alibeajt: S’ka më …

Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë, deklaroi se për kastën politike shqiptare nuk “ka më ditë të bardha”.

“Me mbështetje të hapur të ndërkombëtarëve, SPAK jep atë që është e rëndësishme: stabilitet në këtë luftë. Ikën kush ikën, vjen kush vjen, ikën i kuq, vjen blu, përzihen me njëri-tjetrin… Të paktën kjo pjesë është e qëndrueshme. Për këtë ka nevojë. Në raport me Shtetet e Bashkuara, unë nuk jam shumë dakord me faktin se ndoshta Shtetet e Bashkuara tashmë janë më të fokusuara tek krimi i organizuar dhe kanë lënë korrupsionin pakëz më në hije. Nuk është e vërtetë. Edhe deklarata e ambasadës e tregon fare qartë: korrupsioni që është bërë pengesë për investimet amerikane. Unë nuk kam parë një deklaratë më të fortë për ata që duan dhe dinë ta lexojnë, sesa ajo. Korrupsion i bërë pengesë për investimet amerikane”, tha Alibeaj për A2 CNN.

“Ne duhet të pranojmë dhe gjënë tjetër. Ekzistenca e këtij segmenti të drejtësisë, jo të gjithë drejtësisë, drejtësia penale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka një efekt që unë me sa shoh, nuk po e fsheh askush, është që të godasë elitën politike me efekt të drejtpërdrejtë për të bërë përmbysje të elitës politike në Shqipëri. As nuk është futje e hundëve në punët e brendshme të një shteti tjetër. Jo, janë fare të qartë.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Sot politika shqiptare është e zhytur në korrupsion, është e zhytur në krim të organizuar. Si të marrësh trajektoren, pra të marrësh unazën lindore të korrupsionit apo dhe unazën perëndimore të krimit të organizuar, në një qafë të çojnë: te kasta e korruptuar politike e këtij vendi. Dhe mua kjo më gëzon, me thënë të drejtën. Më gëzon sepse një nga urdhrat më të parë që Presidenti amerikan nxori ishte vërtetë ai për luftën kundër karteleve të drogës dhe me sa duket ka pasur parasysh jo vetëm Amerikën Latine. Tashmë, siç duket, ai urdhër prek edhe këtë vend. E kam bindje, nuk e kam thjesht opinion: ky rienergjizimi i SPAK-ut, ai rreshtim i atyre ambasadorëve edhe të Brukselit tashmë dhe të gjithë Europës, besoj që e ka synimin fare të qartë.

Nëpërmjet një instrumenti të drejtësisë kërkojnë dhe po synojnë fare qartas të bëjnë një përmbysje të nocionit politik të politikës së vjetër në Shqipëri. Kjo kastë politike nuk do ketë më ditë të bardha, përveçse do t’i ketë ditë të mbyllura në qeli dhe jo vetëm në mënyrë individuale. Si koncept qeverisës, kushdo që në këto momente mendon të futet në politikën shqiptare i shtyrë nga sensi i madh patriotik për të ndihmuar shqiptarët, duhet të kuptojë një gjë: në politikë mund të futesh, po tashmë nuk ka më hapësirë për të bërë plaçkë. Po bëre plaçkë, do shkosh te shtatë penxheret”, shtoi Alibeaj.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *