Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Një delegacion prej 9 deputetësh të Parlamentit Europian do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme.

Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, do të zhvillojë takime pune nga data 16 deri në 18 shkurt në Shqipëri dhe Mal të Zi, dy vendet kandidate që kanë avancuar në procesin e anëtarësimit për të vlerësuar progresin dhe rrugëtimin e deritanishëm drejt aspiratës europiane.

Eurodeputetët do të diskutojnë për reformat prioritare ndërsa pritet të rikonfirmojnë angazhimin e parlamentit europian për ti mbështetur në rrugën e tyre europiane.Axhenda parashikon takime me qeveritë dhe parlamentet në Shqipëri dhe Mal të Zi, kryesisht në përmbushjen e objektivave, që burojnë nga grupkapitulli i Themelorëve.

Si Tirana ashtu dhe Podgorica janë pararojë në procesin e anëtarësimit. Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 13 kapituj negociues ndërsa Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është të pritje për mbylljen e tyre.

Brenda këtij viti, Shqipëria, synon të mbyllë deri në 16 kapituj të negociatave, në mënyrë që brenda 2027 të përfundojë I gjithë procesi teknik.

Ky vit konsiderohet vendimtar për Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin shqiptare me atë të Bashkimit Europian, dhe të mbyllë 33 kapituj të negociatave vitin e ardhshëm, sipas një plani të dakortësuar me Brukselin.

Por sfidë mbetet, vota politike, aty ku anëtarësimi, duhet të rafitikohet në parlamentet e 27 vendeve anëtare. Për këtë arsye, deputëtë të parlamentit, kanë nisur takimet me kolegët europiane për ti njohur nga afër me punën e bërë dhe reformat e ndërmarra, në përmbushje të ambicies, që brenda 2030, Shqipëria të ulet me të drejta të barabarta në tryezën e Bashkimit Europian.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *