Parlamenti Europian “shuplakë” Berishës: Protestat e dhunshme nuk kanë vend në

Parlamenti Europian ka dhënë një mesazh të qartë të Tiranë sa i përket sjelljes së protestave te dhunshme te organizuara nga ana e opozitës.

Kreu i komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister tha në një konferencë për shtyp se shumica duhet të përfshijë opozitën në dialog politik dhe kjo e fundit të heqë dorë nga protestat e dhunshme.

“Kemi zhvilluar takime me kryeministrin kryeministrin Edi Rama, Spiropalin, Peleshin, Igli Hasani. Kemi zhvilluar takime me udhëheqës të partisë opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin e saj në integrimin europian. Por nuk ka vend për vetkënaqje, Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë edhe më fort për përmbushjen e detyrimeve dhe përmbylljen e negociatave.

Integrimi mbështetet në merita dhe secili vend vlerësohet në bazë të përmbushjes së kritereve. Jemi të shqetësuar për polarizimin politik, mendojmë që duhet të ketë më shumë stabilitet dhe dialog politik.

Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale. Dëshiroj të ngre edhe tre argumente të rëndësishme, ekziston nevoja për ta ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit, shumë është arritur, por ende s’është në nivelin e kënaqshëm.

Raporti i TI e ka renditur Shqipërinë 11 vende më vonë. Duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata vet shembullin. Dëshirojmë të shohim një reformë reale zgjedhore, të bëhet në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve, të jetë gjithpërfshirëse dhe të zbatojë plotësisht rekomandimet e ODIHR-it”, tha ai.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *