PD kallëzon penalisht Niko Peleshin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në kallëzimin e PD-së, thuhet se Peleshi ka bllokuar në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtonte kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, raporton A2 CNN.

Demokratët pretendojnë se, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga pesë anëtarë të Këshillit në datat 22, 23, 29, 30 dhjetor 2025 dhe 6 janar 2026, kryetari i Kuvendit ka refuzuar ta thërrasë mbledhjen, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas tyre, kjo zvarritje ka cenuar të drejtat e deputetëve dhe ka penguar mbarëvajtjen e hetimeve të SPAK, shkruan A2 CNN.

PD thekson se veprimet e Peleshit janë arbitrare dhe të paligjshme, duke i shkaktuar dëm interesit publik dhe procesit hetimor.

Deklarata e PD

Tiranë, më 12 Janar 2026

Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi.

Rezulton se me shkresën nr. 43019 prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes, zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur në datën 19.12.2025, ora 10:30, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Në mënyrë arbitrare, pa një vendimmarrje të Këshillit, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë mbledhjen, pa caktuar mbledhjen e ardhshme, me arsyetimin sipas tij për t’iu dhënë kohë anëtarëve dhe palëve të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.

Duke shfrytëzuar të drejtën që iu njeh neni 13, pika 6, e Rregullores së Kuvendit, 5 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, përkatësisht me kërkesat e datave 22 Dhjetor, 23 Dhjetor, 29 Dhjetor, 30 Dhjetor 2025 dhe 6 Janar 2026. Në përmbajtje të këtyre kërkesave, deputetët kanë arsyetuar se pasur parasysh precedentët e mëparshëm, koha ka qenë mëse e mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe përgatitur mbrojtjen, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e Prokurorisë të shprehur me shkrim dhe me gojë gjatë mbledhjes së parë lidhur me natyrën e ngutshme të kësaj kërkese dhe prishjen e provave (intimidimin e dëshmitarëve) nga e pandehura Belinda Balluku, është e nevojshme që Këshilli të mblidhet sa më shpejt për vijimin e shqyrtimit të kërkesës, me qëllim që të mos bëhet pengesë për mbarëvajtjen e hetimeve.

Megjithëse, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, referuar nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, kishte detyrimin për mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës, ai ka refuzuar kërkesat e përsëritura të pesë anëtarëve të Këshillit, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe të paligjshme, duke cënuar njëkohësisht të drejtën e ligjshme të deputetëve për të thirrur mbledhjen e Këshillit, dhe si rezultat i zvarritjeve të pajustifikuara edhe mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Në këto kushte, është e qartë se shtetasi Niko Peleshi, me detyrë kryetar i Kuvendit, ka konsumuar katër elementët e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke refuzuar mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës (mosveprimi), në kundërshtim me nenin 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit (në kundërshtim me ligjin), duke shfrytëzuar funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit (funksioni publik), duke dëmtuar kështu të drejtën e deputetëve për mbledhjen e Këshillit dhe mbarëvajtjen e hetimeve penale (dëmtimi i interesave të shtetit dhe të shtetasve). (A2 Televizion)

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *