Partia Demokratike të enjten do të mbledhë Grupin Parlamentar. Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 13:30.
Nga ana tjetër mësohet se protesta mbarëkombëtare e thirrur në datën 24 janar para Kryeministrisë do të mbahet në orën 17:00 ndryshe nga protestat e mëparshme të cilat janë mbajtur në orën 18:00.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi më 10 janar se protesta e ardhshme e opozitës është caktuar në datën 24 janar.
Ai theksoi se kjo protestë nuk ka për qëllim marrjen e pushtetit me dhunë, por është një shprehje e revoltës qytetare për largimin e qeverisë aktuale.