Përplasje mes Blend Fevziut dhe “Tv Klan”? Ja pse nuk u transmetua emisioni “Opinion”

Blendi Fevziu ka reaguar publikisht për të shuar zërat dhe teoritë konspirative lidhur me mostransmetimin e emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme.
Në një video-mesazh, ai sqaroi se nuk ka pasur asnjë prapavijë politike apo censurë, por shkak ka qenë një përplasje oraresh me spektaklin “Topi i Artë”.
Fevziu deklaroi se spektakli parashikohej të zgjaste përtej orarit të caktuar dhe ai ka refuzuar kategorikisht që të nisë emisionin me vonesë.

“Topi i Artë mund të kalonte orën 22:00 dhe unë nuk pranova që të hyj në emision përtej orarit të caktuar. Kjo ka qenë dakordësuar që në paradite,” u shpreh ai.
Megjithatë, moderatori nuk i kurseu kritikat ndaj televizionit ku punon, duke e cilësuar mungesën e njoftimit për publikun si një gabim.

“Në fakt ka qenë një gabim i Televizionit Klan i cili duhet të kishte sqaruar që në mëngjes që emisioni Opinion dje… nuk do të transmetohej,” theksoi Fevziu, duke e quajtur situatën “një keqkalkulim i kohës dhe një banalitet shqiptar”.Ai hodhi poshtë kategorikisht thashethemet se emisioni ishte bllokuar për shkak të ndonjë videoje sekrete apo lidhjeve me arrestimet e fundit, duke konfirmuar se do të jetë sot në studio për të realizuar puntatën e planifikuar.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *