Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
“Me një mjet të paparë dhe dëgjuar në botën demokratike si pezullimi i një anëtari qeverie. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në muaj shembulli i parë një budallallkëku botëror se GJK u mbyt në ujin e turbullt të atyre të arsyes e mos arsyes. Por fakti se mosvendimmarrja e GJK ë kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që mund ta kërkosh por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që e shpiku pezullimin. Sidoqoftë zhbërja e kësaj shpikje 100% Made in Albania e drejtësisë së re, të papjekur, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit”, tha Rama.
<iframe width=”728″ height=”669″ src=”https://www.youtube.com/embed/XFfhVNmRRtw” title=”Rama për vendimin e Kushtetueses: Shqipëria u bë shembulli i një budallallëku botëror” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>