Ish-deputetit i PD, Ervin Salianji e ka cilësuar Flamur Nokën si “aksidentin më të madh politik në 35 vjet të PD”.
Sipas Salianjit, Noka është një figurë që ka shitur parime dhe interesa për pushtet personal, duke larguar shumë qytetarë dhe profesionistë nga Partia Demokratike. Ish deputeti me tej e quan Nokën një “humbës serial” dhe denoncon lidhjet e tij me bandat dhe pazaret me ministra.
Salianji thekson se PD ka nevojë urgjente për një reformë të thellë dhe pastrim nga figurat që janë të lidhura me korrupsionin.
“Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH dhe arsyeja ulëritëse se pse kjo parti ka nevojë urgjente për reformim! Ai nuk është thjesht një gabim politik, as vetëm idiot apo i përdorur si gojëprishur për të zhvendosur vëmendjen! Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara.
Ai është produkt i qëllimshëm i politikës së pistë: pazare, shërbime, nënshtrim dhe tregti interesi. Një figurë që ka shitur gjithçka që ka pasur mundësi: parime, njerëz, zona, zgjedhje, mjafton të ketë pak pushtet dhe përfitim personal. Modeli i tij mban shumë qytetarë larg politikës dhe shumë profesionistë larg Partisë Demokratike. Por nuk do e lejoj. Një humbës serial, fytyra e dështimit në çdo palë zgjedhje që nga viti 2013, por gjithmonë fitues në pazare personale”, shkruan nder te tjera Salianji.