Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një strategji të fortë dhe të vazhdueshme protestash kundër qeverisë, duke deklaruar se opozita do të vijojë “betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës”.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se kryeministri ka humbur çdo formë legjitimiteti dhe se qytetarët janë gjithnjë e më të vendosur për t’u përballur me atë që ai e cilëson si një pushtet të paligjshëm.

“Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, opozita po sheh një rritje të madhe të mbështetjes qytetare, ndërsa zemërimi ndaj qeverisë po thellohet çdo ditë.

“Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve. Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta. Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë,” tha ai.

Berisha renditi dy arsye kryesore që, sipas tij, e delegjitimojnë plotësisht qeverinë: manipulimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin masiv.

“Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në farsë. Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur qindra dhe miliarda euro dhe jo vetëm që nuk do të ndjejë përgjegjësinë, por bllokon drejtësinë,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se këta janë “dy faktorë madhorë që delegjitimojnë çdo pushtet”, duke nënvizuar se shqiptarët janë të vendosur të përballen me qeverinë aktuale.

“Shqiptarët janë të vendosur një minutë e më parë, me çdo çmim, të ndahen nga një pushtet i paligjshëm si ky që është sot,” përfundoi Berisha.

Protesta e radhës e opozitës pritet të zhvillohet më 10 shkurt, ndërsa sinjalet janë për një përshkallëzim të aksionit politik dhe protesta të vazhdueshme në ditët në vijim.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *