Protesta e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e fundit të Partia Demokratike në nisje të podcastit të tij Flasim, duke hedhur akuza të forta ndaj opozitës për dhunë dhe organizim të akteve të rrezikshme gjatë protestave.

Rama u shpreh se kishte kohë pa komentuar protesta të opozitës, por tha se reagoi pas përshkallëzimit të dhunës dy javë më parë për të thënë, sipas tij, “diçka të vërtetë”. Ai deklaroi se në Europë ka grupe të ndryshme protestuesish, nga anarkistë e ekstremistë te tifozë huliganë, por shtoi se sipas tij ekziston vetëm një parti që e ka dhunën pjesë të programit të saj politik, duke akuzuar PD-në.

Kryeministri akuzoi opozitën se, sipas tij, organizon sulme ndaj institucioneve, shkatërrim prone dhe mobilizim të grupeve që ai i cilësoi si paramilitare. Ai pretendoi se gjatë protestave janë përdorur mjete të rrezikshme si molotovë dhe bomba artizanale, duke shkaktuar plagosjen e punonjësve të policisë.

“Kisha shumë kohë pa komentuar ndonjë protestë të opozitës. Deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka të vërtetë. Në Europë ka protestues anarkistë, ekstremistë, studentë, etj, tifozë huliganë, grupime lloj lloj, armatosen, djegin, plagosin punonjës policie, por që nga koha e partive të 100 viteve më parë në Gjermani dhe Itali, famëkëqijave, të cilat i paraprinë epokës së zymtë sa nuk thuhet të fashizmit dhe nazizmit ka vetëm një parti në Europë që ka në programin e saj pjesë të pandarë të ekzistencës ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri ndaj godinës së vetë, mobilizimin e paramilitarëve që deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, ndërsa sot janë mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që dalin me maska dhe presin sinjalin për të mbaruar punën që janë paguar duke hedhur molotovë duke mos u identifikuar nga kamerat. Mercenarët u shfaqën sërish dhe bënë më shumë dëm, duke kaluar në hedhjen e bombave artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe duke plagosur edhe më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia. Plaku i lajthitur i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin në mediat e huaja gjasme çfarë po ndodh në Shqipëri, por është një degjenerim i pandalshëm. Rezultati është rrudhja e mëtejshme e një partie, një force nuk e di çfarë t’i thuash, një aradheje politike që nuk ka asnjë mision, por ka një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Vaj medet, pikë e zezë”, u shpreh ai.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *