Protesta më 10 shkurt, Klevis Balliu tregon detaje: Do të jetë më e fortë, më e përshkallëzuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, ka folur për protestën e radhës kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet më 10 shkurt, duke paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit opozitar.

Sipas Balliut, protesta do të jetë më e fortë dhe më e vendosur se ajo e mëparshmja, me pjesëmarrje masive dhe përballje më të drejtpërdrejtë me institucionet. “Protesta do të jetë më e fortë se sa ishte herën e fundit. Më e përshkallëzuar, me më shumë përballje dhe deputetët duhet të jenë në krye, sepse do t’u dalin garantë qytetarëve që do të marrin pjesë”, u shpreh ai.

Balliu theksoi se qëllimi i protestës është të ushtrohet presion maksimal ndaj qeverisë për të reflektuar mbi kërkesat e opozitës dhe për t’i dhënë fund, sipas tij, abuzimeve dhe keqqeverisjes. Ai bëri thirrje për mobilizim të gjerë qytetar, duke e cilësuar protestën si një moment vendimtar për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *