“Qeveri teknike 1-vjeçare”, Këlliçi zbulon kushtet e Partisë Demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN se opozita kërkon një qeveri teknike me afat 1-vjeçar për të garantuar çmontimin e sistemit të patronazhimit në administratën publike. Sipas Këlliçit kjo mund të arrihet duke vendosur teknokratë dhe duke çmontuar kreun, Edi Ramën, që sipas tij është garant i sistemit.

“Formula e vetme, apo opsioni i vetëm që PD-ja pranon dhe opozita pranon, jo vetëm PD-ja, është një qeveri teknike, 6 mujore minimalisht apo 1 vjeçare, për të garantuar çmontimin njëherë të të gjithë këtij sistemit të patronazhimit, që shkon administrata publike në punë vetëm për të punuar ditën e zgjedhjeve. Punohet që njëherë në dy vjet të vidhen zgjedhjet. S’ka rëndësi performanca e punës. Duke vendosur teknokratë, duke çmontuar kreun, sepse i gjithë sistemi kapet nga koka dhe mbahet dhe garant është koka, i cili është Edi Rama, prandaj sot janë bërë irrelevant emrat që ikin dhe vijnë. Është një njeri, një individ, one man show, është Edi Rama. Nuk do dhunohen punonjësit nga ministri dhe drejtori që ose sillni 5 karta identiteti për të votuar për PS ose do ikin nga puna. Nëse kjo do ndodhë do flakariten të gjithë”, tha Këlliçi.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *