Qeveria miraton rritjen e pagave për zjarrfikësit nga 2.5% sipas gradave

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë pagat e punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Sipas vendimit, paga për gradë do të rritet me 2.5% për të gjithë zjarrfikësit. Ndërsa për disa grada si asistent zjarrfikës, zjarrfikës, kryezjarrfikës, nënkomisar dhe komisar zjarrfikës, rritja përfshin edhe një shtesë sipas politikës së re të pagave.

Rritja do të llogaritet nga 1 janari 2026 dhe do të financohet nga buxheti i shtetit dhe ai i pushtetit vendor.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.419, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.419, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, zëvendësohet me lidhjen me të nëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vlerat e elementit “paga për gradë” në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Asistent zjarrfikës”, “Zjarrfikës”, “Kryezjarrfikës”, “Nënkomisar zjarrfikës” dhe “Komisar zjarrfikës” si dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

Related Posts

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar…

Situata në Prime e djeshëm/ Vjen një zarf në BBVA, banorëve iu bëhet e ditur se…

Kërkesa e Artanit gjatë spektaklit të mbrëmshëm nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Vëllai i Madh ka futur sot një zarf të bardhë në shtëpi, duke…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

Në orët e vona të natës! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri tjetrin! (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel…

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej…”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin….

Prap Katari sulmohet fuqishëm nga Irani / Kesaj here …

Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *