Rama: Do vendosim taksë për ata që hyjnë në kryeqytet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar një taksë për të gjithë qytetarët e komunave të tjera që hyjnë në kryeqytetin e Kosovës. Ai tha se një veprim i tillë do të ndikojë pozitivisht në trafikun dhe cilësinë e ajrit të kryeqytetit.

Në një intervistë të dhënë javën e fundit të dhjetorit për “Interaktiv Talks”, Rama tha se një gjë e tillë pritet të hyjë në zbatim nga gjysma e këtij viti.

‘’Tash e kemi edhe Smart City, qytetin inteligjent, edhe i kemi kamerat nëpër secilën pjesë të kryeqytetit, ku edhe kemi me fillu me pas një taksë shtesë për Unazën e kryeqytetit për të gjithë qytetarët që vinë nga qytetet e tjera, jo për prishtinalitë.

Taksa e unazës. Ende jemi duke e kalkulu, me ekipet tona këtu profesionale. Besoj në vitin e ardhshëm, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me këtë. Kjo ka me pas një impakt pozitiv në trafik, në përmirësimin e cilësisë së ajrit’’, – ka thënë Rama.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *