Rama: Gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që …

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet se Shoqata e Gjyqtarëve gabon nëse pret që ai të mos reagojë në një kohë kur është palë në proces. Rama thotë se funksioni që ai mbulon, me votat e rreth 1 milionë shqiptarëve, është “goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore. ”

Po ashtu, thotë se shoqata gabon nëse do të priste që të heshte edhe për kërkesën e tyre për rirritje pagash, që sipas tij, është skandaloze, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit. Kreu i qeverisë thotë me ironi se gjyqtarët nuk kanë reaguar deri më tani për ata që ushtrojnë në të vërtetë presion ndaj tyre, dhe “që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë”.

Sipas tij, shoqata e di shumë mirë se nga ai nuk iu hyn asnjë gjemb në këmbë, pasi sipas tij, për 10 vite ai “nuk ka luftuar me ta, por ka luftuar për ta.”

“Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.”, shkruan Rama.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *