Rama- Shoqatës së Gjyqtarëve: S’jeni ankuar për ca të tjerë që u …

menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, të cilët shprehën shqetësim për komentet e tij për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Në një postim në rrjetin social X, shefi i qeverisë thotë se gjyqtarët gabojnë nëse mendojnë se ai do të heshtë për problematika të tilla, duke qenë se ai është vetë palë në këtë çështje që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ramës, po ashtu, shoqata gabon nëse do të mendonte që ai do të heshte për kërkesën e tyre për rirritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykatë, që e cilëson si skandaloze, duke i rrëmbyer kompetencat për këtë çështje qeverisë dhe parlamentit.

Kreu i qeverisë shprehet se prej tij nuk do të ketë kurrë presion pasi, siç thotë ai, “për 10 vite nuk ka luftuar me ta, por ka luftuar për ta”. Me ironi, ai shkruan se shoqata nuk e kupton fjalën presion, teksa shton nuk i ka parë asnjëherë që të reagojnë ndaj “ca të tjerëve që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë”.

Reagimi i plote: 

Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:

Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.

Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore. Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.

Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.

Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *