Rama “Vendosa gjobë në Ministrinë e Kulturës”, sepse …

“Analfabetizmi” në Shqipëri, edhe sipas të dhënave të PISA është në nivelet dramatike. Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, ku të ftuar kishte Natasha Shuteriqi Poroçani, mbesën e shkrimtarit dhe publicistit elbasanas Dhimtër Shuteriqi, e cila është një studiuese dhe lektore pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Durrës.

Eliminimi i shkronjave të veçanta të gjuhës shqipe, ë dhe ç është kthyer në një problem, e për kryeministrin Rama, kush nuk di të shkruaj gramatikën shqip, nuk duhet të pajiset me diplomë universiteti.

Gjuha shqipe sipas kryeministrit, duhet të vazhdojë në të gjitha nivelet e studimit.

“Tani është futur virusi deformues nëpër telefona, shkurtimi. Viktima e parë e gjuhës shqipe jo sot, po e para që kur hyri kompjuteri është ë dhe ç. Më kujtohet kur shkova në Ministrinë e Kulturës që vura një gjobë për shkresat pa ë dhe nuk firmosja asnjë shkresë pa shkronjën ë. Është një katastrofë.

Ne e rikthyem gjuhën në shkollën e mesme se e kishin hequr fare. Gjuha shqipe, kam thënë që më parë që duhet të rrijë deri në përfundim të fakultetit. Kush nuk flet shqip dhe kush nuk shkruan shqip nuk duhet të marrë diplomë fare. Kështu kam thënë unë. Por e thëna me të bërë, është në mes një det i tërë”, tha Rama.

Kryeministri Rama më tej ngriti alarmin se gjuha shqipe do të varfërohet dhe humbasë, nëse nuk merren masat.

“Unë mendoj që çdo gjë plus që bëjmë për gjuhën duhet marrë seriozisht, sepse do na varfërohet e do na humbasë në përmasa që nuk mund të imagjinohen dhe përbëjnë humbje që nuk kthehen më mbrapa. Unë jam mbështetës i çdo lloj të kësaj natyre”, tha Rama./pamfleti.net

Related Posts

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca, reagon kjo e fundit

Një bisedë e zakonshme mes djemve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren e njohur, Argjira Spanca. Gjatë…

Njihuni me babanë e Selinës/ Portreti i panjohur që trazoi “BBV”

Selin Bollati është kthyer në një nga protagonistet kryesore të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por vëmendja së fundmi është zhvendosur jashtë shtëpisë, te babai i…

“Me sa meshkuj ka bërë seks njëkohësisht motra jote?”/ Pas deklaratës shokuese nga Rogerti, vjen reagimi i motrës së Mateos!

Deklarata shokuese e Rogertit, i cili i përmendi Mateos motrën në një kontekst tejet banal duke e pyetur “me sa veta ka bërë seks njëkohësisht”, ka sjellë…

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Ballukun (E PLOTË)

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka zbardhur vendimin e plotë për çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të marrë më 6 shkurt. Trupa…

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në ‘kilometrin e fundit’

Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *