Refuzohet ulja e TVSH-së për …

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale u shpreh se maxhoranca e sotme në Komisionin e Ligjeve refuzoi me një votë të pandryshueshme propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet ushqimore të shportës, një masë të domosdoshme dhe urgjente që do të lehtësonte menjëherë barrën e çmimeve për qytetarët shqiptarë.

Në reagimin e saj, Xhixho theksoi se ky votim i qeverisë tregon se për autoritetet, mbrojtja e të ardhurave të shtetit nga TVSH-ja është më e rëndësishme se mbrojtja e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, që aktualisht po përballen me çmime të papërballueshme dhe fuqinë blerëse më të ulët në Europë.

Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit kanë ulur TVSH-në për ushqimet bazë, Shqipëria mban ende një nivel të lartë të taksës, duke goditur më shumë ata që kanë të ardhura të ulëta dhe pensionistët që shpenzojnë pjesën më të madhe të pensioneve për ushqime.

Postimi: Sot maxhoranca në Komisionin e Ligjeve votoi kundër propozimit të Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet ushqimore të shportës një masë minimale, sociale dhe urgjente që do të lehtësonte menjëherë barrën e çmimeve për familjet shqiptare.

Ky votim tregon qartë se qeveria ka zgjedhur të mbrojë të ardhurat e veta nga TVSH-ja, jo jetën e qytetarëve që përballen me koston më të lartë të jetesës në Europë.

Me fuqinë blerëse më të ulët në kontinent, me pagën minimale dhe pensionet më të ulëta në rajon, shqiptarët i paguajnë sot deri 50% më shtrenjtë ushqimet në krahasim me qytetarët europianë.

Ndërsa vendet e BE-së dhe rajonit aplikojnë TVSH të reduktuar 4–8% për ushqimet bazë, Shqipëria mban nivelin absurd prej 20%, duke goditur më fort familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët që shpenzojnë 90% të pensionit vetëm për ushqime.

Kosova: 8% 🇽🇰
Maqedonia e Veriut: 5% 🇲🇰
Mali i Zi: 7% 🇲🇪
Italia: 4% (bukë, qumësht, miell) 🇮🇹
Greqia: 6% 🇬🇷
BE: lejon norma të reduktuara deri në 0% për ushqimet bazë 🇪🇺

Refuzimi i kësaj nisme nga kolegët e maxhorancës nuk është thjesht një vendim ekonomik – është një akt politik që tregon se qeverisë i intereson vetëm arka plot dhe aspak realiteti i qytetarëve.

Ndërkohë që qytetarët përballen me çmime të papërballueshme, qeveria ka arkëtuar 499 miliardë lekë nga TVSH-ja vetëm nga janari në gusht 2025 . Rritja e çmimeve është kthyer në burim fitimi për shtetin, jo në problem për t’u zgjidhur.

Partia e Lirisë do të vazhdojë betejën me çdo mjet ligjor  për uljen e TVSH-së në 5% dhe për mbrojtjen e dinjitetit ekonomik të çdo familjeje shqiptare 🇦🇱.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *