Një kthesë e papritur dhe dramatike ka ndodhur në “Big Brother VIP” vetëm pak minuta pas daljes demonstrative të Rogertit.
Pasi mbërriti në studio dhe u përplas ashpër me opinionistët, ai është rikthyer sërish brenda shtëpisë më të famshme.
Rogerti sqaroi se veprimi i tij për të dalë drejt derës së kuqe nuk ishte një dorëheqje nga loja, por një nevojë impulsive për t’u ballafaquar fizikisht dhe “sy më sy” me Monikën dhe Arbrin, të cilët i akuzoi për sulme të padrejta.
“Dola vetëm për t’ju dalë përballë opinionistëve, por nuk e kisha ndërmend të dilja pa pritur gjykimin e publikut,” – deklaroi ai, duke kërkuar që të jetë vota ajo që e nxjerr jashtë dhe jo debati.
Duke marrë parasysh se largimi i tij nuk erdhi si pasojë e eleminimit zyrtar, Vëllai i Madh i dha mundësinë të zgjidhte nëse donte të kthehej sërish. Rogerti pranoi pa hezitim, por rikthimi i tij vjen me një kusht.
Tashmë është hapur një televotim i posaçëm vetëm për të. Ai është futur në shtëpi për të pritur verdiktin final të shikuesve: Do të jetë publiku ai që do të vendosë nëse Rogerti duhet të vazhdojë garën apo aventura e tij përfundon këtu.