Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila deklaroi se ka marrë ftesë nga Ervin Salianji për t’u bërë pjesë e takimeve që ai ka zhvilluar me demokratët në Durrës.
Kuçana, theksoi se takimi nuk ishte i papritur dhe se ajo nuk kishte shkuar pasi votuesit e saj nuk ndodheshin në atë sallë.
“Në takim nuk shkova, sepse unë jam e votuar, 3 mijë vota mi kanë lënë bashkë me votuesit që më kanë bërë vjedhje, i kam votuesit e mi, dhe nëse votuesit e mi nuk janë në atë sallë, unë nuk mund të shkoj.
Unë u përgjigjem votuesve të mi, u përgjigjem njerëzve që më kanë votuar. Patjetër nuk kam asnjë kompleks të ulem me zotin Salianji. Jam ulur, jam takuar, kam folur dhe prap takohem dhe flas, e takoj edhe pranë PD. Unë futem në kategorinë e politikanëve të pakompleksuar.
Unë s’kam marrë asgjë nga Partia Demokratike dhe s’kam nevojë të më mbaj ndonjë parti.
Çdo lëvizje që është brenda Partisë Demokratike, që është në shërbim të PD dhe në shërbim të demokratëve dhe në çdo sallë që ka demokratë, është mirë që ne t’i takojmë.
Nuk mund të shkoj vetëm Sali Berishës të takoj demokratët, por duhet të jenë edhe njerëzit që sot janë në krye të PD dhe në krah të Sali Berishës”, u shpreh ajo. MArr nga Euronews.al