Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjë ku humbën jetën dhjetëra persona.
Në një mesazh drejtuar Sanchez, Rama shpreh dhimbjen për humbjen e jetëve të njerëzve dhe solidaritetin e Shqipërisë me popullin dhe qeverinë e Spanjës në këtë moment të vështirë.
“I dashur Pedro, Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie”, shkruan Rama.