Skandal në Big Brother VIP Kosova: PërpIasen ashpër Edi dhe Fiolla Morina, kalon në sherr fizik? (VIDEO)

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” është përfshirë nga tensione të forta orët e fundit, pas një përplasjeje të ashpër mes Edit dhe Fiolles, e cila ka kaluar kufijtë e debatit verbal dhe ka përfunduar në shtyrje fizike.Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, dy banorët shihen tejet të acaruar, duke iu afruar njëri-tjetrit në mënyrë kërcënuese. Gjatë debatit dëgjohen të dy teksa thonë me tone të larta: “Nuk ka bir nëne që më prek mua”, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.

Sherri ka agravuar në momentin kur mes tyre ka pasur kontakt fizik, çka ka detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për t’i ndarë dhe për të shmangur një incident më serioz. Atmosfera në shtëpi u tensionua ndjeshëm, ndërsa produksioni u detyrua të ndërpresë situatën.

Sipas ndjekësve të formatit, përplasjet mes Edit dhe Fiolles nuk janë të reja dhe prej ditësh janë vënë re “fërkime” të vazhdueshme mes tyre, të cilat duket se këtë herë shpërthyen në mënyrë të pakontrolluar.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore ndaj banorëve të përfshirë, ndërsa videoja e incidentit vazhdon të ndezë debat të fortë në rrjetet sociale.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *