SPAK tallet me kërkesat e Veliaj: Ia kemi …

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është përpjekur të sqarojë “disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Procedimi penal nr. 27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025.

Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025 seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyrë 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Sa i takon pretendimeve të përsëritura të të pandehurit Erion Veliaj për njohjen me aktet e procedimit penal nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 i Kodit të Procedurës Penale.

Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij për përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet i pandehuri Erion Veliaj, është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.

Në ushtrim të kësaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim, kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025 të nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.

Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin shtator 2025.
Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se: “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vënë në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal.”

Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe në asnjë rast nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj.”

Deklarata e SPAK, e cila duket sikur sqaron çështjen, në fakt përpiqet të mbulojë problemin real që ka statusi i një të paraburgosuri me atë të njeriut të lirë.
Këta sillen sikur Veliaj është i lirë, ndërkohë ai është në burg dhe nuk i lejohet as kompjuter as USB. Ose gjykata duhet të marrë vendim të lejohet përdorimi i kompjuterit, ose t’i çojnë në burg gjithë dosjen e printuar. Marr nga GazetaTema.net

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *