Avokati Spartak Ngjela nuk e sheh të mundur krijimin e një qeverie teknike.
Sipas Ngjelës, Qeveria Teknike vjen nëse dy forcat kryesore politike PS-PD do të kenë të barazuar deputetët 50% me 50% në Parlament.
”Ka një rregull qeveria teknike. Qeveria teknike formohet kur dy forcat politike në parlament janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ose kur kanë barazuar deputetët, 50% me 50%. Nëse jemi 50% dhe 50%, absolutisht duhet të shkojmë në zgjedhje të reja ose në qeverinë teknike, po nuk jemi në këto kushte. PD nuk ka fuqi të ngrejë popullin, pasi vetëm me popull masiv mund të rrëzohet”, tha Ngjela në ”Report Tv”.
Atëhere kur Rama ka 83 deputetë të PS si dhe 3 të PSD të Tom Doshit, pse duhet të krijojë Qeveri Teknike, thotë avokati.