Spiropali kërkoi Tokat e Çamërisë dhe heqjen e “Ligjit të Lftës”, mediat greke japin detajet e bujshme

Shefja e diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali ka trazuar politikën greke me turin e saj të jashtëzakonshëm në vendin fqinj, si dhe ato që ka biseduar ballë për ballë me krerët më të lartë të Greqisë.

Newsbomb.al ka monitoruar mediat online në Athinë dhe ajo që bie në sy pothuajse te të gjitha, janë kërkesat që ministrja shqiptare i ka drejtuar hapur dhe zyrtarisht homologut Giorgos Gerapetritis; heqja e ligjit të luftës dhe siç aludohet, tokat e shqiptarëve të Çamërisë.

“Brenda Ministrisë së Jashtme, Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, e cila u takua dje me G. Gerapetritis, ngriti hapur të dyja çështjet në axhendën greko-shqiptare që shqetësojnë Athinën”, shkruan Gazeta Demokracia.

Kjo është një nga mediat më të njohura në Athinë, si në versionin print ashtu edhe online. Dy çështjeve të cilave ajo u referohet, që Spiropali ka biseduar me kolegun Giorgos Gerapetritis, janë pikërisht ligji i luftës dhe pronat e çamëve, kthimi dhe sigurimi i tyre

Përpara Ministrit të Jashtëm Grek, në deklaratat e tyre të përbashkëta pas takimit, ajo (Elisa SPiropali) kërkoi heqjen e “ligjit të luftës”, ndërsa guxoi të ngrinte (me aludime) çështjen e të drejtave dhe zgjidhjes së pronave të çamëve, pa i përmendur ata emra, me Ministrin e Jashtëm Grek që nuk foli fare…”, vijon raportimi.

Sipas Gazetës Demokracia, shefja e diplomacisë shqiptare foli në deklaratat e saj rreth “aspekteve historike, ligjore dhe pronësore, që kanë të bëjnë me qytetarët dhe komunitetet” dhe aludimi qartësisht kishte të bënte me të drejtat e çamëve.

Bisedat e nivelit të lartë dhe guximi i Elisa Spiropalit për të folur hapur përpara grekëve për tokat e shqiptarëve të Çamërisë, dukshëm ka shqetësuar fort Athinën zyrtare, me mediat që “ziejnë” sesi ka mundësi që ministrja jonë të kërkonte të drejtat e çamëve në mes të Greqisë.

“Ministrja shqiptare, përballë G. Gerapetritis, i cili bëri sikur nuk dëgjoi, na vuri në dukje “nevojën për të zgjidhur çështje të tilla pa diskriminim etnik, brenda kuadrit të reformave në regjistrin e tokës dhe sigurimet shoqërore”, duke propozuar negociata teknike për një marrëveshje dypalëshe. Me fjalë të tjera, ajo nuk kërkoi vetëm kthimin e pronës, por edhe sigurimin”, vijon artikulli i Gazetës Demokracia.

Heqja e ligjit të luftës është një kërkesë e kahershme e shtetit shqiptar, kurse të drejtat pronësore të çamëve nga ministrja Elisa Spiropali, të paktën siç del publikisht, është hera e parë që artikulohen kaq hapur në Greqi dhe përpara ministrit të Jashtëm, në mes të Athinës.
Megjithate nuk ka zyrtare asgje deri tani.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *