Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: Së shpejti hapet ambasada e …

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë ndërkombëtar, Forumin Sir Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë qëndrimit të saj në EBA, Spiropali u prit në një takim nga Lartësia e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të EBA-s, i cili organizon edhe forumin e nivelit të lartë.

Spiropali e cilësoi zyrtarin e lartë të Emirateve, një mik të nderuar të Shqipërisë, duke theksuar se “dy vendet tona nuk i bashkon më thjesht dhe vetëm marrëdhënia miqësore dhe vlerat e përbashkëta, por një agjendë e pasur bashkëpunimi.”

Në takim u fol ndër të tjera edhe për hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, për çuarjen përpara të projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm e fusha të tjera interesi të ndërsjelltë.

Spiropali u takua edhe me Ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e saj, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy.

Në fokus të takimit ishte vijueshmëria e projekteve madhore si projekti transformues i Portit të Durrësit, Linja e Interkonjeksionit Energjitik mes Shqipërisë, Italisë dhe EBA, projektin Smart City për rritjen e sigurisë në hapësirat publike dhe të tjera bashkëpunime, shenjë e partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve tona.

Related Posts

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar…

Situata në Prime e djeshëm/ Vjen një zarf në BBVA, banorëve iu bëhet e ditur se…

Kërkesa e Artanit gjatë spektaklit të mbrëmshëm nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Vëllai i Madh ka futur sot një zarf të bardhë në shtëpi, duke…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

Në orët e vona të natës! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri tjetrin! (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel…

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej…”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin….

Prap Katari sulmohet fuqishëm nga Irani / Kesaj here …

Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *