‘Të duket vetja pasardhës i Platonit dhe Aristotelit, por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke…

Kryeministri Edi Rama është bërë objekt sulmi në mediat greke pas konferencës që dy udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç zhvilluan dy ditë më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Paneli u drejtua nga moderatori grek John Defterois, ndaj të cilit Rama nuk i kurseu batuat lidhur me origjinën e tij.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa e akuzoi atë për uljen e vlerës ekonomike të marrëveshjes së Tiranës me Arabinë Saudite”, kështu nis artikulli i medias greke
Fillimisht gazetari u korrigjua nga dy kryeministrat për shqiptimin e emrit “për shkak të origjinës” tha Rama, më pas diskutimi u zhvendos në fushën e ekonomisë. Gjatë një diskutimi shifrash për një projekt të Shqipërisë me Arabinë Saudite, Rama e korrigjoi shifrën, duke theksuar se bëhej fjalë për mbi 1 miliard euro, dhe shtoi: “Kur flisni për paratë tuaja, shtoni tre zero. Kur flisni për paratë e të tjerëve, hiqni tre zero.”

Në këtë kuadër diskutimesh, Rama iu drejtua gazetarit Defterios duke i thënë “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”.

Lexoni më poshtë të përkthyer në gjuhën shqipe artikullin e medias greke:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi.

Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa e akuzoi atë për uljen e vlerës ekonomike të marrëveshjes së Tiranës me Arabinë Saudite.

E gjitha filloi kur moderatori me origjinë greke John Defterios, një gazetar për dekada në CNN, shqiptoi gabim emrat e Edi Ramës dhe Kryeministrit malazez Milojko Spajiç gjatë fjalimit të tyre.

Sapo të dy udhëheqësit dolën në skenë për debatin, kryeministri malazez thjesht e korrigjoi Defterion për gabimin e tij, pasi në fakt u nxit nga vetë gazetari. Menjëherë pas kësaj, edhe Edi Rama e korrigjoi, por dukshëm i acaruar, duke e akuzuar se i kishte shqiptuar emrat gabimisht sepse është grek.

Në vazhdim të debatit dhe ndërsa diskutonin për investimet në energji që po bëhen në Shqipëri, Edi Rama tha “le ta falënderojmë mentorin tonë Sultan Al Jaber” (Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe) dhe e pyeti Defterion nëse e njihte.

Defterio, nga ana tjetër dhe për hir të humorit, u përgjigj me një buzëqeshje “si mund të mos e di se kush është ai (Sulltani Al Jaber)”, duke ftuar audiencën të duartrokiste.

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *