Të miturit në protestën e dhunshme të PD, Ngjela: Vepër penale, SPAK duhet të hetojë

Avokati Spartak Ngjela e cilëson vepër penale përdorimin e të miturve në protestën e dhunshme të PD më 10 shkurt, të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv, Ngjela u shpreh se SPAK duhet të reagojë dhe të hetojë.

“Jo, nuk ka SPAK, është vepër penale. Nuk është problemi që janë të mitur, por nuk kanë aftësi normale, mendore për rrezikun. Ku e dinë ata se çfarë është rreziku, Janë fëmijë. Turp, por nuk ka shtet. Më vjen çudi si nuk po heton SPAK. Është krim që ka vrarë, një lloj vrasje është edhe burgu, edhe arrestimi. SPAK duhet të veprojë, besoj se do veprojë. Në protestën e radhës, nëse vazhdohet kështu, ka mundësi të kalojë në akuzë penale, krim. E di Saliu që fëmijët nuk dalin? Pyeteni njëherë”, tha ai.

Sa i takon hetimeve për ngjarje të rënda, si masakra e 21 Janarit, Ngjela deklaroi se këto janë çështje të vështira, ku edhe pse dihet se kush janë fajtorët, nuk ka prova.

“Janë në hava, nuk kanë përfunduar, janë të vështira. Nuk kanë prova, nuk e di çfarë ka ndodhur me këta. Nuk kanë prova, por dinë që është krim. Nuk kanë kurajon ta pushojnë. Opinioni publik e di që është krim, por kjo nuk ka lidhje me procesin penal. Procesi penal do të vërtetojë që kjo është prova dhe e ka bërë ky. E arrijnë dot shtytësin? Kodi Penal, e drejta penale e godet shtytësin për krim. Shpeshherë, shtytësi dënohet më shumë se ai që ka kryer aktin. Shtytësi mund të jetë paguar, me para”, theksoi avokati.

Lidhur me me ndryshimet që PS propozoi në Kodin e Procedurës Penale, ku gjykatat të mos pezullojnë ministrat, Ngjela shtoi se nëse vendoset me ligj, quhet e vlefshme.

“Duhet vënë në ligj, po u vu në ligj mori fund. Kështu me urdhërsa qeverie nuk vlen, me akte ligjore nuk vlen. Të shohim sesi do e arsyetojnë. Të shohim dhe nëse këta do e bëjnë këtë, e rrëzon Gjykata Kushtetuese. Ka momente të caktuara kur ajo nuk e shkel dot ligjin se bën vepër penale. Pse nuk e ka pranuar kryeministri? Nuk e pranoi kryeministri për zëvendëskryeministren. Nuk kanë shkelur ligj, ne po flasim në sensin moral dhe politik. Ligji nuk është shkelur, ai e ka në dorë”, nënvizoi Ngjela.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *