“Të verbrës iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mrekullitë që ka parë me sytë e tij te Kisha e Laçit

Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, prifti françeskan Landi Jaku ka rrëfyer disa mrekulli që, sipas tij, kanë ndodhur në Kishën e Shna Ndout në Laç. Jaku, i cili shprehet se i ka parë disa prej këtyre ngjarjeve me sytë e tij, tregoi dy raste specifike që kanë lënë mbresa të thella tek ai.

Jaku rrëfeu historinë e një gruaje që vuante nga një gjendje e rëndë mendore. “E kam parë me sytë e mi, ajo hante gurë,” tha ai. Pas disa javësh lutjesh të vazhdueshme nga familjarët e saj në kishë, gruaja u shërua plotësisht.

“E kam parë tani vonë ishte bërë me djalë, dhe ishin të dy shumë mirë,” shtoi prifti, duke theksuar se kishte dëshmuar si gjendjen e saj të rëndë, ashtu edhe shërimin.

Rikthimi i shikimit dhe mjegulla shpëtimtare
Një tjetër rast i rrëfyer nga Jaku ishte ai i një gruaje që kishte humbur plotësisht shikimin. Ajo u soll në kishë nga familja e saj dhe pas lutjeve “me shpirt”, fitoi dritën e syve. Prifti theksoi se kjo grua jeton ende sot, duke e bërë këtë dëshmi edhe më të prekshme.

Një punëtor i kishës i ka rrëfyer gjithashtu një mrekulli tjetër të çuditshme: një zotëri nga Mirdita, i cili ndiqej nga policia, kishte shkuar në kishë për t’u lutur. Kur e pa policinë, ndryshoi rrugë duke u futur nga përroi i kishës.

Sipas dëshmitarit, “u bë i gjithë vendi mjegull”, çka bëri që policët të humbnin gjurmët dhe të ktheheshin mbrapsh. Jaku shprehet se ky besim i fortë i personit i ka mundësuar ndihmën hyjnore për të shpëtuar nga ndjekja. Këto rrëfime, sipas priftit, tregojnë fuqinë e besimit dhe lutjes në jetën e njerëzve.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *