Tryeza e thirrur për drejtësinë, Shehaj: Asnjë parti opozitare nuk është përgjigjur

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj foli në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, ku shpjegoi thirrjen prej tij të një tryeze në mbrojtje të drejtësisë nga të korruptuarit, e cila pritet të mbahet ditën e mërkurë.

Shehaj sqaroi arsyet e kësaj thirrje, ndërsa u shpreh se deri tani nuk ka marrë përgjigje nga asnjë prej partive opozitare.

Sipas tij, drejtësia në vend po sulmohet pikërisht sepse po godet të korruptuarit, dhe kjo, sipas Shehajt, krijon urgjencën për një bashkim të opozitës dhe shoqërisë civile në mbrojtje të saj.

Ai tha se pavarësisht mungesës së përgjigjeve nga partitë opozitare, tryeza do të zhvillohet dhe do të synojë të sjellë propozime konkrete për një strategji të përbashkët në mbështetje të institucioneve të drejtësisë.

Shehaj theksoi se për herë të parë në 35 vite politikanë të korruptuar po dalin para drejtësisë, një zhvillim të cilin ai e cilësoi historik.

Sipas tij, reagimi i ashpër kundër SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë po vjen nga ata që preken drejtpërdrejt nga hetimet.

Në thelbin e deklaratës së tij, Shehaj kritikoi qëndrimet kontradiktore të opozitës, e cila sipas tij një ditë del pro drejtësisë dhe një ditë tjetër kundër saj, duke krijuar konfuzion tek votuesit opozitarë që, siç tha ai, “nuk ndihen të përfaqësuar”.

Ai theksoi se është koha që opozita të ketë një qendrim të qartë: ose në krah të drejtësisë, ose në krah të të korruptuarve.

“Ftesa që kam bërë unë për nesër është të ulemi në një tryezë dhe të diskutojmë së bashku një strategji opozitare në mbrojtje të drejtësisë, sepse drejtësia është në rrezik, lufta kundër korrupsionit është në rrezik. O burra, të mblidhemi dhe të diskutojmë, sepse njerëzit, sidomos votuesit opozitarë, nuk ndihen të përfaqësuar. Qëndrimet tona janë kontradiktore dhe pastaj habitemi pse nuk protestojnë dhe pse nuk na bashkohen.Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga partitë opozitare. Kam marrë përgjigje nga aktivistë, gazetarë, pedagogë. Nga partitë opozitare nuk kam marrë përgjigje, por edhe pse s’kam marrë përgjigje nuk do të thotë se nuk ekziston nevoja për një tryezë të tillë. Propozimet tona do hidhen në tryezë në diskutimin që do kemi nesër. Jam optimist, nga personat që do jenë aty do dalin ide dhe do ketë diskutime se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të ndajmë mendjen me kë jemi; nuk mund të themi në mëngjes jemi me drejtësinë, ndërsa në darkë kundër drejtësisë. Duhet të ndajmë mendjen: jemi me drejtësinë apo me të korruptuarit? Është shumë e thjeshtë. Jemi në një moment ku pas 35 vjetësh politikanët e korruptuar po dalin para drejtësisë. Është një moment historik. Këto broçkullat ‘po hyn një pushtet që nuk i takon’ janë justifikime. E vërteta është që për herë të parë të korruptuarit po dalin para drejtësisë dhe çfarë bëjnë të korruptuarit? Reagojnë. Tani, ne duam të jetojmë në një vend ku një deputet, një ministër që kapet nga drejtësia ta mbajmë aty të vazhdojë të vjedhë? Ndërkohë, shoqëria shqiptare e ka kuptuar dhe ka entuziazëm për këtë që bën drejtësia. Njerëzit janë me drejtësinë, ndërsa opozita dhe partitë opozitare nuk kuptojnë çfarë bëjnë: dikush thotë drejtësia e ka mirë kur sulmon qeverinë dhe e ka keq kur prek opozitën. Nuk është problem i drejtësisë, as i qytetarëve shqiptarë që po hetohen këta politikanë si nga qeveria dhe nga opozita. Ndërkohë njerëzit shohin një dritë në fund të tunelit, opozita nuk di ku është: sa në një drejtim, sa në një tjetër, nuk di ku është. Ajo që po ndodh në Shqipëri nëpër media apo nga vetë qeveria dhe propaganda e qeverisë po kthehet në kakofoni, që askush të mos kuptojë gjë. Ne harrojmë që Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në Europë, që populli shqiptar është vjedhur për 35 vjet. Tani, nëse janë vjedhur, ata janë vjedhur nga politikanët apo jo?”, tha Shehaj. Marr nga euronews.al

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *